SHBA, 28 dhjetor NOA - Në kinema do të mbërrijë më datën 4 shkurt dhe bëhet fjalë për “Udhëtimet fantastike të Gulliver”, që është edicioni i rishkruar dhe i korrigjuar.
Do të paraqitet në formatin 3D dhe do të bazohet në historinë e romanit tepër të njohur të Jonathan Swift.
Protagonisti është i mirënjohuri Jack Black, i cili në rolin e mjekut dhe naviguesit, do të përballet me popullsinë e avancuar dhe tepër të vogël të ishullit Lilliput.
r.b/NOA