English

KIPRED: Njohja e Kosovës peng i krizës institucionale, akuzat e Martit do japin efekt më vonë

Prishtinë, 27 dhjetor, NOA-Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillimeve të Politikave (KIPRED), Krenar Gashi, tha se kriza institucionale ka ndikimin kryesor për ngecjen e njohjeve të reja nga vendet e tjera të pavarësisë së Kosovës.

“Mungesa e njohjeve të shtetësisë është pasojë e ngecjes së jetës institucionale në Kosovë. Prej krizës qeveritare që e kemi pasur, kemi mbetur pa ministër të jashtëm dhe pa një përfaqësim intensiv diplomatik. Më pas edhe ato vende që ndoshta e kanë njohjen e Kosovës në axhendë, kanë pritur që të shohin se çka po ndodh në Kosovë gjatë procesit zgjedhor”, ka theksuar Gashi, për gazetën “Koha ditore”.

Lidhur me akuzat e raportuesit të KiE-së, Dick Marti, ai është shprehur se efektet e tyre do të dalin më vonë.

a.y/NOA
KOMENTE