English

Kore, Jugu gati të përballet me Veriun komunist

Seul, (Kore e Jugut), 27 dhjetor, NOA - Presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-Bak, ka shprehur vendosmëri që vendi i tij të hakmerret kundër Koresë Veriore, nëse provokohet përsëri.Ai me këtë rast, tha se nuk frikësohet nga lufta me veriun Komunist.

Në fjalimin e tij në radio, Li tha se ushtria e Koresë Jugore “duhet të përgjigjet në mënyrë të pamëshirshme” ndaj çfarëdo sulmi të ri të Koresë Veriore.

Tensionet ndërmjet dy Koreve janë rritur prej muajit të kaluar, kur Pheniani e bombardoi një ishull jugkorean, duke vrarë katër vetë. Të dy shtetet e akuzojnë njëri–tjetrin se ka provokuar i pari.

a.k/NOA

KOMENTE