English

Krenar Ahmeti akuzohet për dhunë ndaj djalit të nënkryetarit të qarkut të Durrësit

Fushë Krujë, 27 Dhjetor 2010, NOA/ Irma Toptani – Dhjetëra persona, të afërm të nënkryetarit të qarkut të Durrësit, Saba Stafuka janë dyndur sot pranë komisariatit të policisë së Fushë-Krujës duke akuzuar drejtuesin e Task-Forcës së Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti se ka dhunuar fizikisht djalin e nënkryetarit Stafuka gjatë kryerjes së kontrollit. Sipas dëshmitarëve mësohet se gjatë kontrollit të automjetit të 22 vjeçarit fatmir Stafuka në zonën e Fushë-Krujë, kreu i Task Forcë të Rrugores, Krenar Ahmeti dhe tre policë që e shoqëronin kanë ushtruar dhunë ndaj djalit të nënkryetarit të Qarkut të Durrësit, Saba Stafuka.

Saba Stafuka theksoi se Krenar Ahmeti e kanë marrë në rajonin e policisë së Fushë-Krujës të birin e tij dhe aty e kanë rrahur atë.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, Krenar Ahmeti gjatë kontrollit të ushtruar i kishte marrë dokumentat e makinës djalit të Saba Stafukës me pretendimin se ato ishin të parregullta.

Por, vetë djali i tij, Fatmir Stafuka i ka sqaruar uniformat blu se ato ishin të sakta, por drejtuesi i task- Forcës, Krenar Ahmeti duket se nuk është mjaftuar me këtë sqarim, por duke e tërhequr zvarrë drejtuesin e automjetit, Fatmir Stafukën e ka futur atë në mjediset e komisariatit të policisë së Fushë-Krujës, ku sipas të atit, Saba Stafuka edhe e kanë rrahur djalin e tij.

Saba Stafuka ka kërkuar mbështetjen e uniformave blu për zbardhjen e ngjarjes.

Për ngjarjen në fjalë ende nuk ka një prononcim nga policia, por sikundër edhe më parë, është e njohur për të gjithë gjaknxehtësia e kreut të Task-Forcës rrugore, Krenar Ahmeti, i cili për të mos hequr dorë nga qëndrimi i tij bën ç’të mundet, deri edhe mund të shkelë ligjin.

mit/NOA

LEXONI KETU SERIALIN E DHUNES SE PERSERITUR TE KRENAR AHMETIT

Ahmeti nën hetim, rrahu një biznesmen

Gjykata shpall fajtor e dënon Krenar Ahmetin

KOMENTE