English

Mblidhet grupi i PD-së në ambientet e Kuvendit

Tiranë, 27 dhjetor, NOA - Pak minuta më parë deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur në ambientet e kryesisë së kuvendit, ku po zhvillojnë mbledhjen e grupit parlamentar.

E paplanifikuar, në këtë mbledhje të drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i kësaj partie duket se do të diskutohet për çështjen e komisionit hetimor, si dhe për konsensusin me opozitën, pas dështimit të negociatave mes dy partive.

E ndërsa seanca parlamentare e planifikuar të mblidhej në orën 17.00, nuk dihet ende se kur do të fillojë.

Mbledhja e grupit demokrat vjen pas mbledhjes së atij socialist, mesditën e sotme.

Vijon...

a.y/NOA
KOMENTE