English

Miliarderi rus Kodorkovski mbetet rishtas në burg

Moskë, 27 dhjetor, NOA – Miliarderi i burgosur rus që në vitin 2003, Mihail Kodorkovski edhe sot në procesin e dytë gjykues ndaj tij u shpall fajtor nga Gjykata e Moskës. Të burgosurit të Kremlinit dhe ish-bosit të naftës mësohet se nuk i është dhënë një masë konkrete me burg, por Trupi gjykues i tij theksoi se verdiktin e këtij procesi do ta shpallë pas pak ditësh.

Ish shefi i koncernit të naftës Yukos, Kosdorkovski kërcënohet me 14 vjet burg, pasi ai akuzohet se ka shitur ilegalisht 218 milionë tonë naftë.

Në gjykimin e mëparshëm Kodorkovski u dënua për mashtrim dhe evazion fiskal, për të cilat i dhanë tetë vjet burg.

Por, manjati rus i naftës i hodhi poshtë akuzat, duke e quajtur gjyqin si një gjyq politik, pasi kishte qenë vetë kryeministri Vladimir Putin që ishte ishte shprehur kundër tij duke deklaruar se “Një hajdut duhet të qëndrojë në burg. Sipas gjykatës Kodorkovski është fajtor. Ai ka bërë një vjedhje jashtëzakonisht të madhe”, ishte shprehur në përfundim të procesit të parë Putin.

Në kundërshtim të këtyre akuzave sipas tij politike, Kodorkovski paralajmëroi se në rast se ai do të dënohej ai do t’i drejtohej Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Për të tërhequr vëmendjen ndaj padrejtësisë që po i bëhet sikundër ai e cilëson vendimin e gjykatës për burgosjen e tij, miliarderi rus Mihail Kodorkovski, në muajin maj të këtij viti deklaroi se kishte nisur një grevë urie, që do vazhdonte deri kur presidenti rus Dmitri Medvedev të mësojë mbi këtë gjyq të padrejtë.

Madje Kodorkovski në një letër të hapur drejtuar kreut të Gjykatës Supreme të Rusisë i akuzonte gjykatat ruse për mospërfilljen e ndryshimeve të fundit ligjore, të cilat u mundësojnë personave të akuzuar për krime ekonomike të shmangin paraburgimin.

mit/NOA/DW
KOMENTE