E hënë, 27 dhjetor, NOA- Në nivele rekord ka shkuar ditën e sotme çmimi i naftës, është cilësuar si një rritje mbi normalen dhe limitin e dy viteve të fundit.
Në bursat amerikane, u vu re një rritje prej 27 cent deri në orën pesë të pasdites, ndërsa çmimi i një fuçie kapi vlerën e 91,78$.
Në bursën e Londrës, rritja ishte prej 44 cent, me një fuçi që listohet aktualisht me 94,21$.
Çmimi për fuçi u rrit me 4%, në manovrën e fundit të ngjashme të Bankës Qëndrorë të Kinës, më parë gjatë verës.
Sipas ekspertëve, me fundin e dimrit të ftohtë në Europë, një tjetër rritje e çmimit të naftës është e pritshme, pasi do të shtohet edhe kërkesa e kontinentit për energji.
Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) njoftoi se nuk ka ndërmend të rrisë prodhimin, për të mbajtur nën kontroll çmimin, duke lënë kështu një çmim i cili i ka bërë njerëzit të mendohen dy herë për blerjen e saj.
a.y/NOA