English

Ndahen çmimet vjetore të klubit “Petro Marko”

Promovohen edhe 2 kalendarë nga krijuesit e “Petro Marko”

Vlorë, 27 Dhjetor 2010 NOA / Gëzim Llojdia - Klubi i shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë ndau çmimet vjetore për krijuesit e këtij klubi. Myrteza Mara, kryetar i klubit e përqendroi fjalën e tij në veprimtarit që ka zhvilluar klubi. Mara përmendi edhe ndihmën që kanë dhënë organet e pushtetit lokal.

Sekretari i Prefekturës Vlorë, Kasëm Cenaj përgëzoi klubin “Petro Marko” dhe krijuesit e tij qe kanë gjallëruar jetën e qytetit.

Çmimet vjetore që dha klubi “Petro Marko” për krijuesit i fituan poetët dhe shkrimtarët si më poshtë:

-Vangjel Pici-poet

-Alban Hodo-poete

-Agim Mucaj-publicist

-Luto Memokondi

-Dr Leka Skëndaj

-Flora Mecaj-poete

-Hiqmet Mehmeti-poet

-Pali Shtëmbari-Shkrimtar

-Idajet Jahaj –poet

-Enver Qamo-shkrimtar.

U pranuan anëtarë të klubit “Petro Marko” Eleonora Gjika, Nase Jani, Vasil Qesari, Rajmonda Moisiu.

U pranuan edhe rektorja e një universiteti privat, Arta Musaraj.

***

Ndërkohë janë promovuar në këtë ditë 2 kalendarë nga krijuesit e “Petro Marko”. Kalendari me piktura të shkrimtarit dhe piktorit Luan Toto, i cili përmbante 13 piktura nga krijimtaria e piktorit i cili kishte zgjedhur punime të ekspozitës Nr 4.

Kalendari me karikatura i krijuesit Luan Vrioni përmbante 13 karikatura me temën aktuale.

Rreth 4 milionë lekë përbënte koston e prodhimit të kalendarëve që u promovuan.

Çdo vit klubi do të prodhoj kalendarë të cilët ju shpërndanë anëtarëve të këtij klubi si dhe dashamirëve të tij. Festa e kësaj dite përfundoi me motivet e këngës labe.

e.r/NOA

KOMENTE