Londër, 28 Dhjetor 2010 NOA - Kur e shikon në sy duket mjaft qartë se ka nevojë për përkëdhelje. Një xhest dashurie që Princess, nuk e ka marrë kurrë. Bëhet fjalë për një qenush, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e zgjebes.
Një sëmundje e tmerrshme që ka ndikuar në lëkurë, duke shkaktuar humbjen e të gjithë qimeve në sipërfaqen e saj. Si pasojë e sëmundjes Princess më pas është braktisur dhe tashmë në Britani të gjithë janë në kërkim të ndihmës dhe mbështetjes ndaj saj.
Shumë vullnetarë kanë dhënë para dhe kjo për të siguruar një ilaç të veçantë që shërben për të kuruar këtë sëmundje, i cili kushton 14 euro në ditë.
Historia e Princess në Angli është bërë tepër e njohur dhe në rrjetin e internetit të gjithë janë duke rendur në ndihmë të saj.
r.b/NOA