English

Pasqyra e Shtypit, 27 Dhjetor 2010

Ediocioni i dytë ditor

Tiranë, 27 dhjetor 2010, NOA- UPDATE - Gazetat kryesore në vend, “Shekulli”, “Panorama”, “Koha Jonë”, Shqip”, kanë si argumente kryesore të ditës së hënë 27 Dhjetor 2010, nga situata politike, fatin e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 duke evidentuar se po kryhen negociata deri në minutën e fundit por duke vlerësuar se shpresat për kompromis janë të pakta.

Nga kronika, këto të përditshme kanë veçuar tragjeditë rrugore që përfshinë disa rrugë të vendit me pasojë vdekjen e tetë personave kryesisht fëmijë dhe plagosjen e të paktën gjashtë personave

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor titullin “Shqipëria, transit mbetjesh radioaktive”, i cili flet për një projektligj të qeverisë që pritet të miratohet së shpejti për kalimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Padi Baraybarit, hetoi me Bashën dosjet e UÇK”, “Hetimi i zgjedhjeve, PD hedh në negociata variantin 3”, “Historitë dhe varri i Ahmet Zogut në Paris”, “Aruela Gaçe: Kam harruar të martohem”.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin “Në dyshim thirrja e Kuvendit, nuk ka pakt” i cili flet për negociatat mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Një tjetër artikull kryesor i “Panoramës” është dhe intervista e deputetit të PS-së, Ben Blushi. “Blushi: Berishën do ta mundimin kur askush në PS të mos sillet si ai.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Tetë të vdekur nga aksidentet në 24 orë, humbin jetën edhe tre fëmijë”, “Aurela Gaçe: Nuk doja të merrja pejsë në festival, më bindi saraçi”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor, “Qeveria “hap” thesin për ndërtuesit”, i cili flet për ndryshimin buxhetit me qëllim pagimin e kompanive që kanë punuar për vepra publike .

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “KLSH, skema e manipulimit për tenderët e HEC-eve”, “Çfarë ka mbetur nga Daut Kadriovski”, “Bilanci i sesioni parlamentar, 11 nismat që nuk miratoi dot shumica”, “E diela e përgjakur, 7 të vdekur në aksidentet”.

E përditshmja “Koha Jonë” çelet me titullin kryesor “Komisioni hetimor, LSI kërkon përfshirjen”.

Në foton qendrore kjo e përditshme ka si argument aksidentet e përgjakshme dhe veçohet titulli “Fundjavë e zezë me 8 të vdekur e 6 të plagosur”.

Nga faqet e komenteve gjendet një shkrim nga Lush Përpali me titull “Kryeministri, pse e ka fituar betejën e parë".

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e HËNË, 27 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

e.t/NOA

KOMENTE