English

Pasqyra e Shtypit, e Hënë, 27 Dhjetor

EDICIONI TJETER I SHTYPIT PER SOT, NE 09.00

Tiranë, 27 Dhjetor 2010 NOA - Gazetat kryesore në vend, “Shekulli”, “Panorama”, “Koha Jonë”, Shqip” dhe Gazeta Shqiptare, kanë si argumente kryesore të ditës së hënë 27 Dhjetor 2010, nga situata politike, fatin e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 duke evidentuar se po kryhen negociata deri në minutën e fundit por duke vlerësuar se shpresat për kompromis janë të pakta.

Nga kronika, këto të përditshme kanë veçuar tragjeditë rrugore që përfshinë disa rrugë të vendit me pasojë vdekjen e tetë personave kryesisht fëmijë dhe plagosjen e të paktën gjashtë personave.

E përditshmja “Koha Jonë” çelet me titullin kryesor “Komisioni hetimor, LSI kërkon përfshirjen”.

Në foton qendrore kjo e përditshme ka si argument aksidentet e përgjakshme dhe veçohet titulli “Fundjavë e zezë me 8 të vdekur e 6 të plagosur”.

Nga faqet e komenteve gjendet një shkrim nga Lush Përpali me titull “Kryeministri, pse e ka fituar betejen e pare".

Gazeta “Metropol” hapet me titullin Negociatat, Komisioni hetimor në seancë të jashtëzakonshme. Shkrimi evidenton se priten bisedimet e fundit për të konkluduar mbi komisionin e shumëpërfolur.

Kjo e përditshme ndalet edhe tek çështjet sociale në titullin “Çmenden çmimet për festat e fundvitit, shtrenjtimi do të vazhdojë”.

E përditshmja “Integrimi” hapet me titull kryesor, “Në Këshillin e Evropës, Shqipëria, fushatë kundër raportit të Dik Martit”.

Gazeta “Tema” në edicionin dyditor të saj “Analiza: 2011, një vit i errët për Shqipërinë e Kosovën”.

Në foton qendrore gjendet çifti kryeministror Sali dhe liri Berisha me kryepeshkopin Janullatos dhe Tema ka Zgjedhur këtë titull:

Berisha: Të përmbyturit e Shkodrës le të festojnë që janë gjallë”.

Po në këtë të përditshme gjenden disa komente ku veçohet “Shpia e Kosovës” nga Avni Zogiani.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 24 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

e.t/NOA
KOMENTE