English

Plakja e parakohshme, nga vjen dhe produktet që na e shkaktojnë

Tiranë, 28 Dhjetor 2010 - Për shkak të “plakjes së parakohshme” numri i madh i femrave të kohës së sotme duken mesatarisht për katër vjet më të vjetra sesa mosha reale, ndërsa më shumti raste të këtilla u vërejtën në Evropën veriperëndimore.

Sipas hulumtimit në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 8.000 femra, u tregua se për pamjen më të vjetër fajtorë janë cigaret, konsumimi i alkoolit, ushqimi i pashëndetshëm, solariumi dhe pakujdesia ndaj lëkurës.

Njëra nga mësimet interesante për sjelljet e femrave moderne është se një nga pesë të hulumtuarat nuk përdor kurrë krem për lëkurë, një e katërta e tyre dy deri në tre herë në javë hanë ushqim të shpejtë, ndërsa mesatarisht secila e hulumtuar pi nga 894 cigare në vit.

Po ashtu studimi që raporton gazeta “Zëri’, tregoi se mesatarisht 10 minuta në ditë, përkatësisht dy ditë e gjysmë gjatë vitit kujdesemi për plakjen.

KOMENTE