Peqin, 27 dhjetor 2010, NOA – Ali Ibaj, personi që dje u raportua nga policia dhe media si i vetëvrarë mund të jetë vrarë. 53-vjeçari është gjetur dje i vdekur në qytetin e Peqinit, ndërsa sot policia ka arritur të arrestojë dy persona, si të dyshuar për vrasjen.
Për këtë ngjarje janë arrestuar Skënder Sina 54 vjeç dhe Kujtim Met`hasa 56 vjeç. Të dy të arrestuarit janë nga qyteti i Peqinit dhe janë pyetur gjatë mëngjesit të sotëm nga policia për të problemet dhe konfliktet që kanë pasur me viktimën.
Në fillim pista e parë ishte ajo e vetëvrasjes së 53-vjeçarit por vetëm ditën e sotme policia e Elbasanit deklaroi se Ibaj është vrarë.
a.k/NOA