English

Pritet të nisë seanca parlamentare për komisionin hetimor

Tiranë, 27 dhjetor, NOA- Pritet të nisë seanca e fundit parlamentare për këtë vit, ndonëse e mbajtur jashtë radhe.

Në këtë seancë çështja e vetme e ditës është ngritja e komisionit hetimor parlamentar, për të shqyrtuat problemet e pretenduara nga ana e opozitës për zgjedhjet e 28 qershorit.

Në takimin e mbajtur rreth 2 orë më parë mes negociatorëve, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Ilir Rusmali e Viktor Gumi nga Partia Demokratike, gjuha e dialogut ka ngecur në të njëjtën pikë, mënyra se si do procedohet me kutitë e materialeve zgjedhore.

Ky është i disati rast që dështojnë tentativat për të gjetur gjuhën e konsensusit. E lajmëruar për të filluar në orën 17.00 kjo seancë pritet të nisë brenda pak minutave.

a.y/NOA
KOMENTE