Tiranë, 27 dhjetor, NOA-Kreu i selisë rozë ka takuar pak më parë deputetët e grupit parlamentar socialist, ku mësohet se çështja e bisedës ka qenë ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet e kaluara.
Burime zyrtare brenda kësaj partie konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se është diskutuar më tej rreth seancës së pasdites e cila pritet të filloj në orën 17.00.
Në këtë seancë e vetmja pikë e rendit të ditës është ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009.
Për të zgjidhur ngërçin politik partia Demokratike i ka ofruar një numër të konsiderushëm anëtarësh në komision madje në diskutim tashmë është kryesimi i këtij komisioni.