English

Ruçi: Berisha s’do që ta ndryshojë situatën, po gatit manipulimet në zgjedhjet e reja

>> “Vizat, fiksim patologjik i Ramës”

>> PS, në ballo me maska

>> Opozita, "mision i pamundur"

Tiranë, 27 dhjetor, NOA Update – Opozita shqiptare me qëllimin e mirë për të implementuar këshillat e raportit të Komisionit Evropian, ndërmori një hap për t’i konvertuar ato, por kryeministri nuk thotë asnjë fjalë, pasi ai nuk është i gatshëm për të ndryshuar Shqipërinë por për ta vazhduar këtë situatë.

Ky ka qenë reagimi i menjëhershëm i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, pas fjalës së kreut të qeverisë, Sali Berisha.

Sipas tij, me qëllimin e mirë opozita shqiptare ndërmori një nismë të dytë, duke përputhur atë që tha Komisioni Evropian dhe opozita në të gjitha takimet.

“Sot shqiptarët e shohin qartë se ky njeri pavarësisht nga premtimet që bën, e di që nuk fiton kurrë, prandaj kërkon që e vërteta të mos dalë, por edhe që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë absolutisht të njëjtën gjë”, tha më tej Ruçi ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE