English

Ruçi-Berishës: Mos ia faturo opozitës, mosngritjen e komisionit hetimor

>> “Vizat, fiksim patologjik i Ramës”

>> "PS, në ballo me maska"

>> Opozita, "mision i pamundur"

>> "Berisha, ja 2 shokët që ti ke"

Tiranë, 27 dhjetor, NOA Update – E hoqëm fjalën “hetim” se të trembte ty, ndaj e vumë “kontroll”, por ti nuk mund të kapesh pas kësaj që të anullosh vendimin e ndërtimit të komisionit hetimor.

Kështu i është drejtuar kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kreut të qeverisë, Sali Berisha, në fund të fjalës që mbajti në seancë plenare, duke treguar se Partia Socialiste është e angazhuar për të zgjidhur me çdo kusht krizën politike.

“Ne jemi këtu që ky vend të mos ketë më sundimtarë, por thjesht pushtetarë”, tha Ruçi, duke shtuar më tej, se Berisha po kërkon pseudo-pengues për vizat.

Sipas Ruçit, nuk është fare e vërtetë se opozita paska drejtuar një letër në Bashkimin Evropian për heqjen e vizave.

“Përkundrazi, ne kemi kërkuar institucionalisht liberalizimin e vizave”, tha Ruçi, duke shtuar se deputetët e opozitës, edhe nëse s’kanë marrë pjesë në votime të ndryshme në Kuvend, kanë qenë të gjithë për rezolutën e heqjes së vizave ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE