Moskë, 27 dhjetor, NOA - Në procesin e dytë kundër kritikut të burgosur të Kremlinit dhe ish bosit të naftës Mihail Kodorkovski këtë të hënë pritet të shpallet dënimi. Leximi i aktgjykimit kundër tij dhe bashkëpunëtorit të tij të akuzuar Platon Lebedev, mund të zgjasë disa ditë.
Sipas kërkesës së prokurorit gjykata e Moskës do t'i lirojë ata të dy vetëm në 2017. Ish shefi i koncernit të naftës Yukos ndërkaq akuzohet se ka shitur ilegalisht 218 milionë tonë naftë.
Në procesin e parë ai u dënua për mashtrim dhe evazion fiskal me tetë vjet burg. Kryeministri Vladimir Putin lidhur me procesin kundër tij kishte deklaruar: "Një hajdut duhet të qëndrojë në burg. Sipas gjykatës Kodorkovski është fajtor. Ai ka bërë një vjedhje jashtëzakonisht të madhe". Kodorkovski nga ana e tij i kishte hedhur poshtë akuzat në mënyrë të përsëritur, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.
NOA/DV