English

Serbia kërkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK për fshehje të trafikut të organeve

Beograd, 27 dhjetor, NOA - Serbia ka kërkuar fillimin e hetimeve ndaj misionit të OKB-së në Kosovë për shkak të fshehjes të tregtisë me organe nga ana e UÇK-së.

Sipas njoftimeve të gazetës serbe "Blic", ministri i Serbisë për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës kërkoi prej kësaj gjykate të hetojë rolin e Soren Jessen Petersen, shefit të UNMIK-ut për periudhën 2004 dhe 2006.

Ministri Rasim Ljajiç tha, se sipas raportit të fundit të Këshillit të Evropës në lidhje me tregtinë e organeve UNMIK-u paska penguar hetimet dhe nuk i ka ndjekur gjurmët përkatëse në vitin 2004.

Raporti i deputetit të Këshillit të Evropës, Dik Marti nuk është pranuar ende zyrtarisht prej Këshillit të Evropës dhe do të diskutohet prej tij në fund në janarit.

NOA/DV

KOMENTE