E hënë, 27 dhjetor, NOA- Serbia është prekur nga një shpërthim i një fabrike armësh, sipas të dhënave paraprake mësohet të ketë zgjatur rreth 30 minuta.
Ky shpërthim ka ndodhur në një largësi prej 140 kilometrash larg kryeqytetit Beograd.
Ajo që bëhet me dije është se punëtorët kanë arritur të largohen nga vendngjarja, ndërsa nuk dihet ende nëse nga ky shpërthim ka patur viktima.
Nga të dhënat paraprake, deklarohet se janë me qindra shtëpi të cilat janë shkatërruar si pasojë e këtij shpërthimi, në vijim pritet të bëhet me dije edhe shkaku dhe pasojat e këtij aksidenti.
a.y/NOA