Brazil, 27 dhjetor NOA - Një grua, e cila u mendua se kishte vdekur dhe u bë gati për t'u varrosur në arkivol, papritur u zgjua gjatë varrimit. Gjithçka ka ndodhur në Belo Horizonte, në kryeqytetin e Brazilit.
“Udhëtimi” tokësor i Maria das Dores da Conceicao, 88 vjeçe, u duk se tashmë kishte përfunduar dhe vetëm një lëvizje e papritur në arkivolin e saj, bëri që të njerëzit të hapnin arkivolin për të zbuluar se e moshuara ishte ende e gjallë.
Gruaja që shihni edhe në foto, vuante nga sëmundja e Alzheimer dhe nga hipertensioni, u shtrua në spital si pasojë e një pengese arteriale. Më pas ajo iu nënshtrua praktikave të varrimit deri sa u arrit dhe zbulimi i tmerrshëm.
r.b/NOA