Burrel, 27 dhjetor, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm më Burrel. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se tre persona janë plagosur nga rrëzimi i një furgoni që transportonte pasagjerë.
Mendohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor të shoferit. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e pasagjerëve të plagosur. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
a.k/NOA