English

Vetëvendosje: Serbia po vijon shovinizmin në Kosovë

Prishtinë, 27 dhjetor, NOA - Lëvizja "Vetëvendosje" ka reaguar sot për vizitën e zyrtarëve të lartë serbë në ceremoninë e shugurimit të peshkopit Teodosije në Kishën Ortodokse të Prizrenit. Në një deklaratë për mediat, Vetëvendosje thotë se Serbia po vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë.

"Serbia siç e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiçit po e vazhdon punën e kësaj aty ku e kishte lënë po kjo kishë nën Nikolla Pashiçin dhe Sllobodan Millosheviçin. Por, kësaj radhe edhe me ndihmën Qeverisë së Kosovës. Së fundi Hashim Thaçi nuk rresht së deklaruari për gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, ndërkohë që Tadiçi ka filluar të tregohet më i matur pas deklaratave të pakushtëzuara të Thaçit", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

a.k/NOA

KOMENTE