English

Xhafaj: Komisioni hetimor, mazhoranca na mashtroi

Tiranë, 27 dhjetor, NOA- Mazhoranca nuk i pranoi kërkesat e opozitës ashtu siç kishte premtuar për ngritjen e komisionit hetimor mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kështu tha në fjalën e tij Fatmir Xhafaj, deputeti socialist, i cili foli në emër të grupit të kolegëve të tij gjatë seancës së sotme plenare, e cila sapo ka nisur dhe do të marrë në shqyrtim ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve.

“I thuhet Jo shumicës në komision, kur na u premtua ndryshe. I thuhet Jo edhe hapjes së kutive të materialeve zgjedhore, kur sërish ka qenë një premtim i mazhorancës ndaj opozitës”, tha ai, duke shtuar se mazhoranca e paska gënjyer sipas tij opozitën, lidhur me premtimin se ishte e gatshme për të realizuar hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE