Xian, 28 dhjetor NOA - Ndodhemi në Xian, në kryeqytetin e Shaanxi, e cila është një krahinë në veriperëndim të Kinës. Në kopshtin zoologjik të këtij vendi, janë duke u celebruar dhe festat e fundvitit.
Atje ka një surprizë të këndshme sepse babagjyshi i Vitit të Ri ka mbërritur për të krijuar një atmosferë sa më të ndezur.
Krahas punonjësve që po festojnë, janë dhe kafshët e shumta që ndodhen aty, duke filluar që nga xhirafat e deri tek majmunët, të cilët kanë marrë racionin e tyre të ushqimit si dhuratë nga Babagjyshi i Vitit të Ri.
r.b/NOA