English

Babai i ri 94 vjeçar rrëfen sekretin e dietës së tij

Indi, 29 Dhjetor, NOA- Ramajit Raghav, një bujk indian 94 vjeçar, njoftoi se është "babai krenar" në Karamjiti. Ai është babai i një fëmijë të lindur një muaj më parë në një spital shtetëror.

Nëna e fëmijës, Shakuntala, është rreth 55 vjeç. Ramajit banon në shtetin Haryana, dhe nëse atësia konfirmohet ai pritet të jetë babai më i moshuar në Indi. Deri tani këtë titull e mbante fermeri indian Nanu Ram Jogi, i cili tre vjet më parë në moshën 90 vjeçare në Rajasthan ka pasur fëmijën e 22-të.

Sipas "The Times of India" Ramajit Raghav nuk kishte fëmijë nga gruaja e tij e parë. Pas vdekjes së shoqes ai jetoi për 15 vjet në Kharkhoda, 40 km nga Nju Delhi, me Shakuntala e cila në fillim të këtij viti zbuloi se ishte shtatzënë. "Djali im ka lindur në spital një muaj më parë nga një lindje normale - ka siguruar gruaja - dhe bashkë me gjirin jam duke i dhënë edhe nga qumështi i lopës". Çifti jeton në një pension, me të ardhura që i nxjerr nga punë të përditshme, ka dy lopë dhe e ka përcaktuar lindjen e fëmijës si "një dëshirë e Zotit"

Mjekët në spitalin Kharkhoda nuk përjashtojnë mundësinë që fermeri mund të jetë babai i fëmijës, por kërkojnë "të priten rezultatet e ekzaminimeve klinike në vazhdim".

I pyetur në lidhje me sekretin e jetëgjatësisë së tij, babai i ri kujton se ai ishte një i ri luftarak, duke shtuar se dieta e tij të përditshme përbëhet nga tre litra qumësht, gjysmë kile bajame, dhe gjalpë (duke e specifikuar gjalpë të freskët).

Randhir Singh, fqinji i tyre, ka thënë se Ramajit, ende punon me një ritëm të mirë nëpër fusha gjithë ditën. Shumë vite më parë ai i dha mikpritjen asaj që tani është gruaja e tij. Sot, ata janë një çift i bukur.


a.e./NOA



KOMENTE