English

Çifti Obama-Clinton, kryeson listën e preferencave amerikane

E martë, 28 dhjetor, NOA- Presidenti Barack Obama dhe sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton kryesojnë listën e preferencave të amerikanëve.

Ky lajm bëhet me dije nga klasifikimi i të një sondazhi të Gallup.

Obama fiton tashmë prej tre vjetësh, nga 2008 kur ka marrë edhe presidencën, por pavarësisht kësaj duket se ai ende nuk ka ngjallur pakënaqësi.

Ndërkohë Hillary, prej nëntë vitesh është tashmë në krye të tre grave më të admiruara të vendit.

Ky sondazh nxjerrë në përfundimin se Barack Obama e Hillary Clinton edhe këtë vit janë personazhet më të admiruar të SHBA-ve, duke lënë pas një sërë figurash të tjera me peshë në politikën amerikane.

a.y/NOA
KOMENTE