Londër, 28 dhjetor NOA - Daniel Craig, James Bodni tërheqës biond i filmit të fundit, ka një të dashur të re. Ajo është bukuroshja Rachel Weisz, aktorja 40-vjeçare, që sapo është ndarë nga ish-partneri i saj Darren Aronofsky.
Të dy janë fotografuar së bashku, dorë për dore gjatë një shëtite tepër romantike.
Marrëdhënia e tyre me sa duket ka nisur gjatë xhirimeve të filmit “Dream House” në Kanada, ku kanë qenë të dy të përfshirë dhe bëhet fjalë për një film që do të dalë vitin e ardhshëm.
Me sa është bërë e ditur Daniel dhe Rachel e kanë kaluar së bashku festën e Krishtlindjeve në një vend të vogël në Somerset.
r.b/NOA