English

Dick Marty, përdori si burim për raportin Shërbimin Inteligjent të Serbisë

Beograd, 28 dhjetor, NOA – Raporti i Shërbimit inteligjent të Serbisë (BIA), duket se ka qenë një nga burimet kryesore të përdorura nga anëtari i Këshillit të Evropës, Dick Marty në përpilimin e raportit të tij.

Një fakt të tillë e citojnë mediat kosovare, sipas të cilave, raporti i Dick Martyt ka përdorur citime të BIA-s i cili ka shkruar për rrjetet terroriste që eksitojnë sipas këtyre shërbimeve sekrete serbe, tek popullata shqiptare e Kosovës.

Ky raport i publikuar në vitin 2003 nga BIA përcakton sesi Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në të vërtetë një grupe terrorist, që merrej edhe me krijimin e organizuar.

Gjithsesi, në raportin e tij, Dick Marty mohon se burime të hetimit të tij kanë qenë raportet e BIA-s.

n.e/NOA

KOMENTE