English

FBI kundër Barbie me kamera

SHBA, 28 dhjetor NOA - “Barbie Video Girl është një metodë e mundshme për prodhimin e pornografisë tek fëmijët”. Kjo është arsyeja për të cilën FBI e ka kundërshtuar kategorikisht versionin e ri të kukullës Barbie, e cila është e pajisur me një kamerë në shinën e saj dhe mund të regjistrojë deri në 30 minuta.

FBI është e frikësuar nga ideja se kjo lodër mund të përdoret nga pedofilët si një karrem i mundshëm.
Siç raportohet nga gazeta spanjolle El Pais, fabrika që ka prodhuar këtë kukull është përgjigjur me një deklaratë në të cilën thekson se në mbarë botën nuk ka asnjë rast të tillë, nga i cili i trembet më shumë FBI.

r.b/NOA

KOMENTE