English

Franca dhuron 35 mijë euro për përmbytjet në Fushë-Krujë

Tiranë, 28 dhjetor, NOA – Rreth 35 mijë euro dhe një ekip në terren janë ndihma që Ambasada Franceze në Tiranë ka akorduar për banorët e zonave të përmbytura në vend.

Konkretisht ndihma e Francës do të jetë për banorët e Fushë-Krujës. Për të shprehur solidaritetin e saj, Ministria franceze e Punëve të Jashtme dhe Evropiane i ka deleguar një subvencion prej 35.000 eurosh degës së “Secours populaire français” (Ndihma popullore franceze) (në Pas-de-Calais, në veri të Francës) e cila ka një partneritet të ngushtë që prej vitit 1999 me Bashkinë e Fushë Krujës.

Kjo shumë është destinuar për blerjen e sendeve të nevojës së parë të cilat do t’u shpërndahen drejt për së drejti banorëve të zonës të cilët gjenden për shkak të katastrofës, në një situatë të vështirë me mungesa të shumta .

Natyra e kësaj ndihme urgjence është përcaktuar edhe në këshillim me përfaqësuesit e banorëve të prekur dhe u përgjigjet nevojave materiale të përcaktuara sipas kërkesave ose që janë identifikuar.

Një ekip i Secours populaire (Ndihmës popullore) i Pas-de-Calais ka ardhur në Shqipëri për të koordinuar blerjen dhe shpërndarjen e materialeve.

I Ngarkuari me Punë dhe Këshilltari i Bashkëpunimit në Ambasadën e Francës në Shqipëri kanë qenë të pranishëm gjithashtu në Fushë Krujë më 29 dhjetor me qëllim që t’u japin ndihmën e tyre banorëve të përmbytur.

a.k/NOA

KOMENTE