Zagreb, 28 dhjetor, NOA- Shënohet rasti i parë në Kroaci i vdekjes nga gripi i derrit. Një 60 vjeçar ka vdekur, ndërsa një i ri është shtruar në spital për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga ky grip.
Bernard Kajic, shef i Departamentit të Vaksinimit në Entin e Shëndetit Publik në Kroaci deklaron se, “Pritet që këtyre ditëve në Kroaci të depërtojnë edhe lloje tjera të virusit A, ndërsa H1N1, përkatësisht, virusi që bart gripin e derrit aktualisht po dominon në tërë Evropën”.
Në këtë shtet 50 persona janë infektuar me këtë grip, ndërsa shumica e të prekurve janë në Zagreb.
Bëhet me dije se në rastin e viktimës 60 vjeçare, nuk mund të thuhet se virusi ka shkaktuar vdekjen, por ka qenë një ndër shkaqet e komplikacioneve që çuan pastaj në përfundimin fatal për jetën e tij.