Londër, 29 Dhjetor, NOA - E keni ekzagjeruar me alkoolin? Mos u shqetësoni, duhet vetëm një lugë mjaltë për të shmangur simptomat e pas dehjes. Këtë sugjeron një studim nga "Royal Society of Chemistry".
Mjalti, me vlerat e tij të dobishme, duket se është gjithashtu efektiv edhe kundër efekteve të tepruara të alkoolit.
Ekipi i studiuesve i drejtuar nga John Emsley, këshillon se një lugë çaji me mjaltë në mëngjes pas një nate "alkoolike" ndihmon organizmin dhe metabolizmin e alkoolizuar. Sekreti qëndron te fruktoza që ndodhet në përbërjen e mjaltit, e cila me efektin e saj zbutës dhe hidratues është e dobishme për gojën fytin, stomakun dhe zorrët.
Emsley shpjegon: “Arsyeja pse ndihesh keq pasi ke pirë qëndron në faktin se alkooli në trup është shndërruar në acetaldeide, një substancë toksike që më pas prodhon simptomat tipike të dehjes: dhimbje koke, të përziera, të vjella dhimbje koke dhe një gjendje të rëndë.. Por në sajë të mjaltit, acetaldedide konvertohet në acid acetik, përvetësohet nga metabolizmi dhe shndërrohet në dyoksidit karboni. Pra gjendja e dehur zhduket kur acetaldeide është konvertuar ngadalë në një substancë kimike më pak toksike dhe në qoftë se ju merrni mjaltë dhe një fetë bukë shtoni natrium dhe kalium, të dyja të dobishme".
Sipas studiuesve, mjalti, vepron si një pastrues i substancave toksike dhe të dëmshme që akumulohen në mëlçi. Sipas studimit, mjalti duhet të shoqërohet dhe me një gotë qumështi, i cili ka aftësinë të ngadalësojnë absorbimin e alkoolit si dhe të pini shumë ujë.
a.e./NOA