Tiranë, 28 dhjetor, NOA - Pas deklaratave të kryetarit të PS-së, Edi Rama ka reaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili e cilësoi sjelljen e lidershipit të PS-së, si të papranueshme.
“Edi Rama nuk e ka problemin tek transparenca, por e ka te impotenca, te impotenca politike për të ofruar një alternativë europianizuese për vendin, tek impotenca për të kontribuar në mënyrë pozitive për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë rrugën drejt integrimit evropian, çka e vë atë në kushtet e pamundësisë për të qenë realisht lideri i PS-së”, tha sot Luan Rama.
Ai u shpreh se lidershipi i PS-së ka degraduar në kërkesat e tij. “Nuk është e papritur dhe as befasuese shfaqja dëshpërake dhe në gjendje karakteropatike e Edi Ramës sot, ashtu sikundër është shfaqur ai gjithnjë në mënyrë konstante çka dëshmon në fakt, sensin e degraduar dhe në dëm të interesave të vendit dhe socialistëve për të cilët shfaqet lidershipi i Partisë Socialiste”, tha Rama në një konferecë për mediat.
a.k/NOA