Podgoricë, 28 dhjetor, NOA - Presidenti i Malit të Zi, FilipVujanoviç, ka vlerësuar se ende nuk janë krijuar kushtet për shkëmbimin e ambasadorëve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Në një intervistë për Radion Mali i Zi, Vujanoviç ka përsëritur qëndrimin se nuk do të japë pajtimin për shkëmbimin e ambasadorëve derisa në Kosovë nuk pranohet bashkësia etnike malazeze.
Siç ka shpjeguar Vujanoviçi, kusht për ndërrimin e ambasadorëve është që Kuvendi i Kosovës të “gjejë hapësirë” për përfaqësim autentik të malazezëve në parlamentin kosovar.
a.k/NOA/RFE