English

Marianne Birthler, 10 vjet në drejtim të institucionit për dosjet e Stasit në Gjermani

Berlin, 28 dhjetor, DW - Marianne Birthler, drejtuese e Zyrës së Dosjeve të Stasi-it (ish-Sigurimi i shtetit në RDGJ) bën bilancin e punës dhjetëvjeçare. Në mars 2011 Marianne Birthler largohet nga posti.

Në intervistë për radion kombëtare gjermane DLF, Birthler reflekton mbi bashkëpunimin me ish-punonjësit e Stasit, për dosjet e pahapura dhe rezistencën politike kundër punës së saj në një institucion që ekziston në këtë formë vetëm në Gjermani.

Marianne Birthler e nisi punën si drejtuese e zyrës së Dosjeve të Stas-it në vitin 2000. Në periudhën e perdes së hekurt, kur ajo ishte një qytetare e RDGJ-së (Republika Demokratike e Gjermanisë) Birthler pati kritikuar censurën nnë vendin e saj. Ajo vazhdmisht ka tërhequr vëmendjen për veprimet brutale të regjimit të ish-Partisë së Bashkuar Socialiste. Por çfarë ndjesie pati znj. Birhtler kur për herë të parë në vitin 2000 ajo ishte përgjegjëse për dosjet e Stas-it dhe pati mundësi të hyjë në arkivin e dosjeve? Kësja pyetjeje Birthler i përgjgijet: "Kjo ditë mbetet e paharruar pë rmua. Në radhë të parë dua të vlerësoj punën e bashkëpunëtorëve të mi, të cilët çdo ditë lexojnë dosjet, dëgjojnë kasetat apo shohin videot, në mënyrë që bazuar në rregullat e artit të arkivimit, të mund t' i deshifrojnë ato dhe t' i bëjnë të prekshme për këdo. Një punë e tillë është rrënqethëse. Mua më ka interesuar shumë fakti, se si veprojnë njerëzit kur ulen vetëm në tryezën e punës dhe dëgjojnë regjistrimet nga proceset e marrjes në pyetje në hetuesi apo për proceset gjyqësore. Këto janë ndonjëherë përshtypje, që të rrënqethin shuëm më tepër se sa kur i lexon ato. Ne nuk kemi para për t'u siguruar punonëjsve tanë trainim psikologjik apo supervizion, gjë që do të ishte e nevojshme në punën me një lëndë të tillë. Pra punonjësit tanë duhet ta gjejnë vet mënyrën se si ta përballojnë këtë detyrë duke u konsultuar me njëri-tjetrin. ...Kjo më ka ngjallur respekt të madh për punën e bashkëpunëtorëve tanë në arkiv."

Birthler: Kjo punë është një sfidë e rëndë, por njëkohësisht edhe një përvojë e mirë

Marianne Birthler, e cila qysh në fillim e ka pasur të qartë përgjegjësinë që mori mbi vete ndaj një çështjeje mjaft të ndjeshme për publikun. "Zyra jonë nga shumë njerëz, e veçanrisht nga viktimat e diktaturës së partisë së bahskuar socialiste në RDGJ, konsiderohet si një instancë e besimit, si diçka e vlefshme, që ne e kemi arritur, në mënyrë që ata të mund të rikosntruktojnë fatin e tyre. Për mua është e gjitha kjo shumë e rëndësishme e veçanërisht e rëndësishme është përgjegjësia ndaj viktimave. Por ka edhe një përgjegjësi ndaj shkencës, në mënyrë që dosjet mundësisht të jenë sa më të hapura për këdo, aq sa këtë e lejojnë normat e ruajtjes së sekretit të të dhënave. Ka edhe një përgjegjësi ndaj brezavetë ardhshëm, të cilët duan të dinë se çfarë ka ndodhur. Një tjetër përgjegjësi kemi ndaj debatit publik për këto tema kaq tq vështira, që kanë të bëjnë me të kaluarën: çfarë do të ndodhë me viktimat, çfarë do të bëjmë me autorët, si do ta sigurojmë dijen për diktaturën, si do tëmundësohet pajtimi? Këto janë çështje, që shtrohen vazhdimisht pas fundit të një diktature, e natyrisht edhe tek ne. Në ditët e para të punës sime në këtë intitucion unë e kuptova se sa e gjerë është detyra që unë kam."

Zyra e Dosjeve të Stas-it konfrontohet edhe me atë se çfarë presin viktimat e ish-regjimit komunist. Për të shpejguar këtë, sipas Marianne Birthler fillimisht duhet të kihet parasysh situata e ish të përndjekurve të diktaturës së partisë së bashkuar socialiste në RDGJ. Shumica e viktimave të sistemit jetojnë sot në kushte të vështira financiare dhe thuajs enë kufijtë e ekzistencës. Eshtë për ta mjaft e hidhur kur mësojnë, se piërisht ata që i kanë përndjekur e i kanë marrë në pyetje ato duke pasur kësisoj përgjegjësi politike pë rfatin e tyre, marrin sot pensione të majme. Më tej Birthler thekson, se "Thuajse askush nga ata që kanë pasur përgjegjësi për krimet e Stas-it nuk ka dalë para gjyqit. Kjo është e hidhur, edhe fakti, që biografitë e autorëvë të krimeve tërheqin më lehtë vëmendjen e opnionit në krahasim me historitë e viktimave. Me këtë lidhet edhe puna e institucionit tonë, jemi ne ato që duhet t' i japim hapësirë edhe zërit të viktimave, që duhet të transmetojmë problemet e tyre dhe t' u qëndrojmë atyre pranë. Këtë ne mund ta bëjmë - sa i përket hapjes së dosjeve, gjë që ne e shohim edhe si detyrën tonë kryesore."

Sa e ka ndryshuar Gjermaninë zyra e dosjeve të Stasit?

Përpara hapjes së zyrës së dosjeve të Stas-it në Gjermani u zhvillua një debat, në të cilin pati edhe zëra për asgjesimin e dosjeve. Por më në fund u vendos që materiali të përpunohet. E pyetur se si e ka ndryshuar Gjermaninë ekzistenca e zyrës së dosjeve, Marianne Birthler thekson: "Më e rëndësishmja për mua është që ne me mbështjetjen për vendosjen e aksesit ndaj dosjeve, kemi në dorë njëmjet shumë të rëndësishëm për të përgënjeshtruar gënjeshtrat e historisë, për t' u mundësuar njerëzve, që të rikonstruktojnë fatin e tyre. Ndërkohë tek ne kanë kërkuar të shohin dosjet rreth 1,7 milionë njerëz. Edhe pse ne për afro gjysmën e këtyre kërkesave nuk kemi gjetur asgjë, puna jonë ka konsistuar në verifikimin e çdo kërkese, çka lidhet me një proces të menduari, me biseda dhe diskutime nëse duhet pritur ende, ose jo. Kjo do të thotë, që kemi marrë 1,7 milionë vendime kundër heshtjes".

Duke folur për bilancin e punës 10 vjeçare të zyrës që drejton, Marianne Birthler, thekson, se zbardhja e së shkuarës përmes hapjes së dosjeve ka nxjerrë në pah edhe historinë e përbashkët të gjermanolindorëve dhe gjermanoperëndimorëve. "Kjo bëhet gjithnjë e më e dukshme edhe përmes shkencës që avancon. Por natyrisht që gjatë më shumë se 40 vjetëve miliona njerëz nga RDGJ kanë kaluar nga Lindja në Perëndim. Ata dhe fëmijët e nipat e stërnipat e tyre kanë pasur rrënjë gjermanolindore. Kësisoj këto janë histori që pjesërisht reflektohen edhe në dosje. Pra nuk ka pasur një ndarje të prerë mes RDGJ-së dhe RFGJ-së. Sigurimi i shtetit ka qenë edhe përgjegjës në një farë mënyre edhe për Perëndimin, sepse nuk ka bërë dallimin në Lindje dhe Perëndim, por ka dalluar mes mikut dhe armikut. E të tillë ka pasur si në Lindje edhe në Perëndim.

Deutsche Welle

KOMENTE