English

Meta viziton sot Kosovën

Gjakovë, 28 dhjetor, NOA - Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta mbërrin sot në Kosovë, në kuadrin e një vizite zyrtare.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ai do të vizitojë sot komunën e Gjakovës dhe me këtë rast, në Kuvendin Komunal do të takohet me kryetarin Pal Lekaj.

Ka qenë presidenti i Shoqatës së Agrobiznesit të Shqipërisë, Enver Ferizaj, kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili gjatë një takimi me Metën ditët e fundit në Tiranë, i drejtoi atij ftesën që të vizitojë Gjakovën.

Bazuar në faktin se Meta është në krye të Komitetit për menaxhimin e situatës emergjente Ndërkaq, mësohet se në delegacionin nga Shqipëria pritet të jetë edhe ministri i Bujqësisë i Shqipërisë, Genc Ruli, dhe mendohet se prania e tij është në kuadrin e sigurimit të ndihmave për fermerët e përmbytur.

n.e/NOA

KOMENTE