English

Mikael Kodorkovski, sërish në burg, reagon amerika zyrtare

Moskë, 28 dhjetor, NOA-Njeriu me i pasur i Rusisë Mikael Kodorkovski, i konsideruar si një kërcënim për kryeministrin Putin, është dënuar me 16 vjet heqje lirie nga gjykata e Moskës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me një vendim të dytë të gjykatës së Moskës, e cila e rishpall fajtor ish-bosin e naftës.

“Nuk është gjë e keqe që Kodorkovski është në burg, por që të tjerët si ai, janë të lirë.
Është pikërisht ky shqetësimi ynë. Me këtë, Rusia tregon për një zbatim të dukshëm selektiv të ligjit dhe kjo nuk është një gjë e mirë për Rusinë”, tha për mediat zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se vendimi do të ketë një ndikim negativ në reputacionin e Rusisë.

Vendimi nuk është se ishte kaq i papritur, por pavarësisht kësaj, reagimet që ai ngjalli në radhët e opozitës së margjinalizuar vendase, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe familjarëve të 47 vjeçarit, ishin të ashpra.

“Ishim të përgatitur shpirtërisht, e megjithatë, përsëri, vendimi për ne ishte shokues”, ka thënë djali i tij Pavel Kodorkosvki.

a.y/NOA
KOMENTE