Uashington, 28 dhjetor, NOA – Moti i keq ka përfshirë pas Evropës, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë anuluar plot 7 mijë fluturime.
Stuhitë kanë prekur bregdetin veri-lindor të Amerikës duke shkaktuar anulimin e më shumë se 2000 fluturimeve si dhe bllokim të shërbimeve hekurudhore.
Trashësia e dëborës rreth 30 centimetra ka detyruar shërbimet hekurudhore të pezullojnë udhëtimet mes Nju Jorkut dhe Bostonit.
Autostradat që të çojnë drejt aeroporteve të Nju Jorkut u hapën mbrëmjen e së hënës, por aeroplanët nuk u ngritën në pjesën dërrmuese të verilindjes amerikane.
Shumë udhëtarë kanë mbetur të bllokuar ose duhet të ndryshojnë datat e udhëtimeve si pasojë e bllokadës së shkaktuar nga moti.
Ndërkohë që Maryland, Nju Jersey, North Carolina dhe Virginia kanë deklaruar gjendjen e emergjencave.
n.e/NOA