English

Një yll në kuzhinë me Dinner Explorer

Një ndihmë e vlefshme dhe origjinale për të organizuar darka mes miqsh ose në familje

Tiranë, 28 Dhjetor 2010 NOA - Me ardhjen e festave të fundvitit edhe Electrolux uron klientët e saj për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë një viti të gjatë dhe plot të papritura. Pikërisht për këtë rast, Electrolux ka organizuar ne qendrën Globe nje feste për vitin e ri, ku të ftuar kanë qenë klientët dhe partnerët e Electrolux në Shqipëri.

Përveç, ofertave të fundvitit për klientët më besnik ka pasur edhe dhurata shtesë.

Megjithatë, në këtë festë ka pasur edhe një risi tjetër. Ideja për festën, ushqimet, pijet dhe muzikën është marrë nga website i Electrolux, Dinner Explorer.

Dinner Explorer është një faqe interneti shumë interesante, që është krijuar për t’iu ardhur në ndihmë amvisave për të qenë “ujë” të vërtetë në kuzhinë.

Dy të tretat e Europianëve organizojnë darka në shtëpitë e tyre të paktën një herë në muaj, dhe kur kjo ndodh ata kanë dëshirë që t’i lënë pa fjalë të ftuarit e tyre, sipas një pyetësori të bërë nga Elektrolux.

Ata e krahasojnë përgatitjen e një pjate me një performancë teatrale, në të cilën ata duan ti habisin të ftuarit e tyre me ushqimin e përgatitur.

Më shumë se gjysma e tyre pranojnë se përdorin aftësitë e tyre të gatuarit, për të tërhequr vëmendjen e partnerëve të tyre.

Mikpritja, është një traditë e vjetër në Shqipëri, ashtu si edhe përgatitja e darkave ose drekave për miqtë ose të afërmit. Megjithatë, përgatitja e këtyre darkave mund të krijoj jo pak stress.

I njëjti studim ka treguar se njerëzit ndjehen të shqetësuar dhe nervoz gjatë përgatitjes së këtyre darkave, me një të tretën e të intervistuarve duke pranuar se kishim problem me gjumin para mbajtjes së këtyre darkave.

Pikërisht për këtë arsye, Electrolux prej kohësh ka hedhur ne treg një mjet interaktiv i cili vjen në ndihmë të organizimit të festive. Një faqe interneti ndërkombëtare, ajo lejon të interesuarit të jenë original dhe krijues gjatë festave në shtëpi.

Në këtë faqe internet ka këshilla se çfarë mund të gatuhet, se si mund të dekorohet ambienti, çfarë muzike të luash dhe çfarë pijesh të servirësh. Detajet arrijnë deri aty sa t’ju sugjerojnë dhe se çfarë duhet të blesh.

Me këto këshilla, ide dhe receta, do të jetë një ndihme e madhe për njerëzit për ti frymëzuar ata dhe për t’i dhënë konfidencën e duhur për përgatitjen e këtyre darkave.

Dinner Explorer iu jep informacionin që iu duhet, për festa specifike por edhe për një natë me miqtë për tu argëtuar.

Aty mund të zgjidhni nga ushqimet vegjetariane deri tek ato më të komplikuarat. Dinner Explorer është i përbërë nga 52 tema si Dita e Hënës, E premtja e madhe ose Java Ndërkombëtare e Vegjetarianëve.

Për secilën nga këto tema do të gjeni receta inspiruese për ushqimet dhe pijet, gjithashtu edhe për muzikën dhe aktivitete të ndryshme argëtuese.

Electrolux është kompania lider në botë për prodhimin e pajisjeve dhe mjeteve për kuzhinën dhe pastrimin. Electrolux është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj për kuzhinën dhe pastrimin.

Electrolux është po ashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të ngjashme për përdorues profesionalë. Përveç kësaj, kompania është lider tregu në shumë nga kategoritë individuale të produkteve në të cilat konkurron. Electrolux shet çdo vit më shumë se 40 milionë produkte në 150 vende të botës.

Kompania është e përqendruar në risi që dizenjohen pas studimeve të zgjeruara konsumatore, për të plotësuar nevojat reale të konsumatorëve dhe profesionistëve. Produktet e Electrolux përfshijnë frigoriferët, makinat larëse, lavapjatat, fshesat me korent dhe sobat e gatimit, të shitura nën markat me vlerë si Electrolux, AEG-Electrolux, Zanussi, Eureka dhe Frigidaire.

Në 2006-ën, Electrolux ka pasur një nivel shitjeje prej më shumë se 16 miliardë dollarësh, duke punësuar rreth 60’000 punonjës në të gjithë botën.

Pozicioni më i fortë në treg është në Europë dhe pjesa kryesore e produkteve shiten nën markën e Electrolux.

Në Shqipëri Electrolux ka filluar aktivitetin prej disa vjetësh. Kompania ka pasur sukses në tregun shqiptar ku cilësia vlerësohet më shumë se në vende të tjera të rajonit dhe konsumatorët dinë të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të menduara.

e.r/NOA

KOMENTE