English

OPEC: Çmimi i naftës, nivele rekord

Uashington, 28 dhjetor, NOA – Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) nuk ka ndërmend të rrisë prodhimin e naftës, për të mbajtur nën kontroll çmimin.

Ky lajm aspak i mirë për tregun e karburanteve, i shtohet atij që produktet e tij kanë kapur nivelet më të larta të çmimeve të tyre.

Është fakt se çmimi i naftës arriti dje nivelin më të lartë të dy viteve të fundit në bursat ndërkombëtare.

Ndërkaq, frika e tregtarëve është se ky nivel mund të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Konkretisht, çmimi për fuçi u rrit me nivelin prej 4 për qind, ndërsa ekspertët po parashikojnë që të ketë sërish rritje të çmimit, pasi do të shtohet edhe kërkesa e Evropës për energji.

n.e/NOA

KOMENTE