English

PD: Edi Rama si Dick Marti, shpif e akuzon pa prova

Tiranë, 28 dhjetor, NOA – “Edi Rama është njësoj si Dick Marty, shpif dhe akuzon pa prova. Zoti Dick, koha juaj ka mbaruar”. Kështu e akuzoi sot deputeti i mazhorancës Enkelejd Alibeaj, kryetarin e opozitës Edi Rama, i cili deklaroi në mesditë se mazhoranca refuzoi ngritjen e komisionit hetimor me pretendimin se mazhoranca dëshmon kështu se nuk do transparencën e zgjedhjeve të cilat sikundër tha Rama, Berisha i vodhi vetë.

Në këtë kontekst në një konferencë për shtyp Alibeaj theksoi se “Ka një vit e gjysmë, që ky zotëri, mashtron socialistët, mashtron shqiptarët, mashtron partnerët ndërkombëtarë, me pretendimin se gjoja kërkon hetimin e zgjedhjeve”.

Në vijim deputeti demokrat nënvizoi se është fakt tashmë se kryetari i PS-së Edi Rama e kishte alibi transparencën e zgjedhjeve, pasi ai prej një viti e gjysmë s’bën tjetër vetëm refuzon hetimin që mazhoranca i ka ofruar, pikërisht hetimin që ligji i ofron.

“Ky zotëri nuk e do hetimin, sepse e di që ai është humbësi i madh i zgjedhjeve më të mira që ka patur ndonjëherë vendi dhe i dështuari më i madh i politikës shqiptare.

Ky zotëri nuk e do hetimin, sepse nuk ka asnjë provë për ndryshim të rezultatit, siç shkruhet e zeza mbi të bardhë, në raportin e OSCE/ ODHIR”, përfundoi deklaratën e tij deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

mit/NOA

KOMENTE