Australi, 29 dhjetor NOA - Tre adoleshentë australianë fillimisht u shpëtuan e më pas u arrestuan, kjo me akuzën e praktikimit të rafting në veri-lindje të Australisë, në një lumë në kushte tepër të vështira dhe kjo me synimin për të arritur në qytetin e Brisbane, 30 kilometër më tej në drejtim të rrymës.
Tre djemtë, dy të moshës 17 dhe një 18, kanë udhëtuar për 15 kilometra dhe policia ka marrë telefonata të shumta nga shumë banorë të alarmuar që kishin parë adoleshentët teksa i kishte marrë rryma e ujit.
Pas kërkimeve të shumta të policisë dhe shërbimeve emergjente, tre djemtë u lokalizuan, kjo në sajë dhe ndërhyrjes të një helikopteri, dhe arritën të shpëtoheshin.
Një zëdhënës i policisë e përshkroi sjelljen e tyre si “idiote dhe tepër të rrezikshme”, duke shtuar se ata do të paraqitet në gjykatë me akuzën e “shkaktimit të shqetësimit publik”.
r.b/NOA