English

Pushimet, mbeten pa rinumëruar votat e 380 vendvotimeve

Uashington, 28 dhjetor, NOA – Afrimi i pushimeve në Kosovë, ka bërë që të mbeten pa rinumëruar një pjesë jo e pakët e kutive të votimit, të cilat u kontestuan për rezultatin e komunikuar ndaj tyre nga disa forca politike në Kosovë, menjëherë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Bëhet fjalë për shtyrjen e mbylljes së rinumërimit të votave në 40 për qind e vendvotimeve.

Në qendrën për numërimin e votave, e cila pritet që të martën të rifillojë punën, njoftojnë se janë numëruar 380 nga 760 vendvotimet që i janë nënshtruar këtij procesi.

Ndërkohë që bëhet me dijeni se më 9 janar, do të ketë rivotime të plota e të pjesshme në 5 komuna të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE