English

Riktheheshin për festat nga Greqia, shuhet në një aksident familjeje shqiptare

Athinë, 28 dhjetor, NOA – Pas një bilanci tragjik të ditëve të fundit nëpër rrugët nacionale shqiptare si rezultat edhe i rritjes së automjeteve në rrugë me rikthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, mbrëmja e djeshme ka rezultuar fatale për një familje shqiptare, ku tre anëtarët e të cilës janë shuar tragjikisht në një aksident rrugor të ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë.

Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh Patran me Athinën, dhe makina me të cilën po udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një automjet tjetër, të drejtuar nga një i ri grek duke bërë që të dyja makinat të përfshiheshin nga flakët.

Përplasja ishte fatale për Haxhi dhe Shqiponja Malaj, por edhe për vajzën 5-vjeçe Lala Malaj.

Sikundër bëhet e ditur makina e shqiptarëve po udhëtonte drejt Athinës, por ky udhëtim rezultoi i fundit, nga përplasja me makinën e drejtuar nga 25 vjeçari grek, i cili nga shpejtësia e madhe me të cilën po qarkullonte i ka marrë jetën jo vetëm tre shqiptarëve, por edhe pasagjerit të tij në makinë.

Edhe policia greke gjatë hetimit të aksidenti provoi se shkak i tragjedisë u bë shpejtësia e madhe me të cilën ecte makina e të riut grek, i cili ka prerë në mes jetët e tre shqiptarëve dhe të një greku.

mit/NOA
KOMENTE