Durrës, 28 dhjetor, NOA – Një betejë e vërtetë me armë ka ndodhur sot në Rrushkull të Durrësit, si pasojë e përplasjes me armë mes dy grupeve rivale. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 4 persona nga të dy grupet. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës raporton se dy prej të plagosurve janë në gjendje serioze për jetën.
Të plagosur kanë mbetu Artan Ujka, Admir Ujka, Ulli Koka dhe Bledar Koka. Policia po heton për ngjarjen në fjalë. Burime nga policia thanë se nisur nga mbiemrat e njëjtë mendohet dhe për një sherr mes dy fiseve që ka përfunduar në përdorimin e armëve.
Të plagosurit janë dërguar paraditen e stome në Spitalin e Durrësit dhe Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa policia ka kontaktuar të afërmit e familjeve të të plagosurëve për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Dy personat që janë në gjendje më të rëndë janë Bledar Kola dhe Admir Ujka.
a.k.NOA