Los Anxhelos, 28 dhjetor NOA - Një e papritur në ngjarjen që u përfshi Lindsay Lohan. Aktorja mund të themi se ka marrë një dhuratë për Krishtlindje: Dawn Holland ka tërhequr akuzat kundër agresionit që pësoi.
Ish-punonjësja e Klinikës Betty Ford, ku Lindsay u shtrua para disa kohësh, deklaroi se aktorja kishte dalë fshehurazi për të marrë alkool dhe si pasojë e këtij veprimi lindi dhe përleshja. Lohan gjithmonë e ka përgënjeshtruar këtë histori.
Pas asaj ç’kishte rrëfyer Holland, e cila ka shkelur rregullat e konfidencialitetit të klinikës, ajo u pezullua nga detyra, por më pasi ngriti një padi kundër Lindsay Lohan.
r.b/NOA