English

AKEP: Në pranverë tarifat celulare ulen ndjeshëm

Tiranë, 29 dhjetor, NOA- Së shpejti tarifat e telefonisë celulare do të barazohen me ato të rajonit.

Ky lajm është bërë i ditur nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare e cila njoftoi se ka miratuar fillimin e procesit të konsultimit publik për orientimin e tarifave të telefonisë celulare drejt kostos.

Sipas AKEP brenda pranverës së vitit të ardhshëm tarifat e telefonisë celulare në vend të ulen mesatarisht me rreth 30 për qind nga ato aktualet.

Ky vendim duket se vjen pas futjes në treg të operatorit të katërt të kompanive celulare.

a.y/NOA
KOMENTE