English

Aksidentohet për vdekje një fëmijë 7 vjeçar në Yzberisht

Tiranë, 29 dhjetor, NOA- Një tjetër aksident pas atij të kryqëzimit të 21 dhjetorit, ka ndodhur në Yzberisht të Tiranës.

Aksidenti në rrugën dytësore të Yzberishtit ka për viktimë një fëmijë 7 vjeçar, i cili në momentin e aksidentit ka qenë duke luajtur bashkë me tre fëmijë të tjerë.

Fëmija mban inicialet M.B, dhe pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve të pranishëm në vendngjarje, goditja ka qenë fatale për vogëlushin fatkeq.

Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e drejtuesit të mjetit tip Fugon.

Jetmir Gjana quhet drejtuesi i automjetit, i cili si shkak i shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte i ka marrë jetën fëmijës.

Ky është aksidenti i dytë i mbrëmjes së sotme, pas atij të moshuarit që u shtyp teksa po kalonte rrugën në kryqëzimin më të madh të Tiranës, atë të 21 dhjetorit.

a.y/NOA

KOMENTE