Tiranë, 29 dhjetor, NOA-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.
I njohur si një ndër kryqëzimet më të rrezikshme në zonën e Tiranës, pikërisht aty ka humbur jetën një i moshuar, i cili është përplasur me një motorr.
Ky aksident ka ndodhur në momentin kur i moshuari po kalonte rrugën për në anën tjetër të saj.
Sapo është sinjalizuar aksidenti policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe ka kryer arrestimin e drejtuesit të motorrit i cili nuk ka bërë rezistencë.
a.y/NOA